Ballina Bota Sa do të shpenzojnë vendet e NATO-s për ushtrinë në 2024-ën, përfshirë...

    Sa do të shpenzojnë vendet e NATO-s për ushtrinë në 2024-ën, përfshirë Shqipërinë?

    9

    Në 75 vjetorin e NATO, aleanca më e fuqishme ushtarake në botë deklaroi se 32 anëtrarët e saj do të shpenzojnë 1,47 trilion dollarë në vit. Që në vitin 2006, ministrat e mbrojtjes ranë dakord që të angazhonin një minimum prej 2 përqind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB) për shpenzimet e mbrojtjes.

    Aktualisht, dy të tretat e anëtarëve të saj (23 nga 32), mes të cilëve edhe Shqipëria e kanë përmbushur këtë angazhim. Sipas të dhënave nga NATO, vendi ynë renditet i 20-i në listë dhe shpenzon 2,3% të prodhimit të brendshëm bruto, pra 25.43 miliardë dollarë. Mandej buxheton 516 miliardë dollarë  në shpenzimet vjetore të mbrojtjes së vendeve të NATO-s.

    Shtetet e Bashkuara mbeten shpenzuesi më i madh ushtarak në botë deri tani. Në terma në  dollarë, SHBA përfaqëson rreth dy të tretat e shpenzimeve vjetore të mbrojtjes të vendeve të NATO-s, duke buxhetuar rreth 967 miliardë dollarë.

    Pas Amerikës, katër  shpenzuesit kryesorë janë Gjermania (97.7 miliardë dollarë), Britania e Madhe (82.1 miliardë dollarë), Franca (64.3 miliardë dollarë) dhe Polonia (34.9 miliardë dollarë).

    Nga këto shpenzime, NATO u zotua që do t’i sigurojë Kievit të paktën 43 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe se pritet t’i hapë një rrugë pa kthim anëtarësimit të Ukrainës në këtë aleancë.