Ballina Bota Donald Trump mbahet larg Samitit të NATO-s

    Donald Trump mbahet larg Samitit të NATO-s

    7

    Edhe pse ish-presidenti amerikan Donald Trump u mbajt larg samitit të NATO-s, ai u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban. Vizita e tij në Mar-a-Lago në Palm Beach është e fundit në një numër takimesh mes të dyve. Orbán ka mbështetur publikisht Trump për rizgjedhje dhe së fundmi tha se kishte një “shans shumë, shumë të lartë” që presidenti Joe Biden mund të humbasë zgjedhjet.

    Në një postim në Twitter, Orbán e quajti vizitën “misioni i paqes”, duke shtuar: “Ne diskutuam mënyrat për të bërë #paqe. Lajmi i mirë, ai do ta zgjidhë atë!”. Orbán u tha mediave gjermane në fillim të kësaj jave se nëse zgjidhet ish-presidenti amerikan do të ishte një ndryshim i madh për politikën botërore. Udhëheqësi nacionalist Orban, bëri vizita të papritura në Kiev, Moskë dhe Pekin në dy javët e fundit në një mision paqeje duke zemëruar aleatët e NATO-s.

    E ndërsa aleanca e NATO-s u mblodh në Uashington, liderët u zotuan të ndërmarrin hapa për koordinimin e shpenzimeve të ndihmës për Ukrainën, në një përpjekje për ta mbrojtur atë nga një administratë e mundshme e ardhshme e Trump.

    Analistët shprehen se ky është një hap kyç për ndihmën për Ukrainën, pasi Trump tronditi anëtarët e NATO-s në shkurt, kur tha se nuk do të ofronte mbrojtje ushtarake për asnjë shtet anëtar që nuk kishte përmbushur detyrimet e tij financiare ndaj bllokut. Në atë kohë Stoltenberg u shpreh se nëse ish-presidenti amerikan rikthehet në pushtet kjo do të minojë sigurinë do të rrezikojë ushtarët që janë në vijën e parë.

    Nga ana e tij, Trump ka thënë më parë se mund t’i jepte fund luftës Rusi-Ukrainë “brenda një dite”, pa argumentuar se si do ta bënte këtë. Duke ndjekur një linjë të kujdesshme diplomatike, udhëheqësit e NATO-s u shprehën se kjo pasqyron tendencën e Trumpit drejt retorikës së tij të guximshme dhe jo domosdoshmërisht realitetin e asaj që do të zbatohet. Ndërkaq shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg pret që SHBA të mbetet një aleat i fortë dhe i vendosur i NATO-s pavërësisht se kush do të bëhet presidenti i ardhshëm.