Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi të shkrepura në darkën shtetërore të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden, për nder të udhëheqësve të NATO-s.
“Shtëpia e Bardhë – Në darkën shtetërore të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden, për nder të udhëheqësve të NATO-s”, ka shkruar Rama në Facebook krahas fotografive.
Kujtojmë se në Uashington u mblodh Samiti i NATO-s, ku morën pjesë liderët e vendeve të aleancës, Samit në të cilin u morën disa vendime të rëndësishme për luftën në Ukrainë.
Atje u diskutua gjithashtu edhe për sigurinë globale dhe situatën në Indo-Paqësor.