Ballina Vendi Garantohen më shumë investime për njësinë administrative të Libofshës gjatë vitit 2023...

Garantohen më shumë investime për njësinë administrative të Libofshës gjatë vitit 2023 nga kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi. Balla: Fieri ka shtruar në shumë rrugë se Tirana.

1

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit Taulant Balla dhe kryebashkiaku Armando Subashi ka qenë në njësinë administrative të Libofshës ku kanë bërë një pasqyrë të punës së këtij mandati, por edhe investimet që do të kryhen nga buxhetit i vitit të ardhshëm.

Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka garantuar banorët e njësisë së Libofshës që investimet do të vazhdojnë duke plotësuar kështu dhe kërkesat në rritje të banorëve të saj. Duke bërë një pasyqrë të punës së kryer në këtë njësi Subashi përmendi investimin në kudër të rilindjes Urbane të rrugës Agim-Ndërnënas-Hasturkas, investimi i parë në bashkinë e Fierit pas 2015 me mbështetjen e qeverisë shqiptare.

Ndërkohë që investimet në sistemin rrugor kanë vazhduar në mënyrë të vazhdueshme duke lidhur fshatrat me qendrën e Libofshës dhe më gjerë duke përdorur si asfaltimin apo rërën bituminoze për të kaluar në asfaltim në një kohë të dytë.

Subashi është ndalur dhe në realizmin e qendrës së Lifoshës në kuadër të projektit të kombëtar të “100 fshatrave”. Sipas tij për pak javë përfundon puan duke kryer edhe disa shpronësime që do të bëhen në qendër të Libofshës për të pasur një realizim 100% të këtij projekti.

Kryebashkiaku Subashi ka përmendur investimet në kopshtet, shkollat, çerdhet dhe qendrat shëndetësore. Një tjetër pikë e fjalës së tij ka qenë lidhur me investimet në kanalet vaditëse dhe kulluese. Fuqizimi më mjete motorike ekskavatorë bënë të mundur kryerjen e shërbimeve në këtë drejtim në mënyrë të vazhdueshme.

Punë e mirë,-ka pohuar Subashi-është bërë me shërbimet si pastrimi i mbetjeve urbane, transporti publik, ndriçimi publik në qendër dhe në fshatra. Parashikohet vitin e ardhshëm vendosja e 1500 ndriçuesve me diell dhe 1000 me energji elektrike.

I pranishëm në këtë takim përfaqësues politik, deputeti Taulant Balla ka përmendur punët e mira që janë bërë në këtë njësi në kudër të projektit të Rilindjes Urbane. Ai ka pohuar faktin se vitin e ardhshëm do të asfaltohen 25 km rrugë duke e bërë kështu model bashkinë e Fierit në këtë drejtim.

Madje sipas tij Fieri konkurron me bashkinë e Tiranës me këto investime. Balla nuk ka lënë pa përmendur domosdoshmërinë e legalizimeve, një proces, që duhet të përfundohet sa më shpejt. Duke qenë një zonë pranë detit qeveria shqiptare parashikon investimin në rrugën e Semanit, por edhe atë lidhëse me Ardenicën për të krijuar më shumë akses në rritjen e kapaciteteve të bizneseve në këtë drejtim.

Sipas Ballës për bregdetin e Semanit do të punohet me seriozitet dhe me firma të fuqishme të cilat do të japin një pamje krejt tjetër zhvillimi ndryshe nga Velipoja deri në Sarandë./Tv Kombi/