Ballina Vendi Kujdes nga aplikacioni “PLINKO”, iu lë llogaritë bankare bosh, Policia e Shtetit...

Kujdes nga aplikacioni “PLINKO”, iu lë llogaritë bankare bosh, Policia e Shtetit bën APEL

11

PLINKO”, ky është dhe aplikacion i cili ka alarmuar Policinë e Shtetit, të cilët përmes një njoftimi zyrtar këtë të martë u kanë bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes.

Kohët e fundit në rrjetet sociale janë duke u reklamuar disa lojëra nëpërmjet të cilave fitohen para. Me qëllim për t’i bërë sa më të besueshme, janë duke u përdorur video të njerëzve të famshëm që të luajnë këtë lojë, e cila në fund nuk është gjë tjetër veçse një MASHTRIM.

Ashtu si dhe Policia bën me dije ofruesit e këtyre lojërave u kërkojnë qytetarëve numra e llogarive bankare. Kjo është një skemë me qëllim marrjen e të dhënave të llogarive bankare, nga të cilat mund t’iu merren shuma monetare.

Nisur nga rastet e shtuara të përdorimit të këtij aplikacioni, kryesisht nga adoleshentët, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje prindërve që të tregohen të kujdesshëm, për të mos lejuar fëmijët që të përdorin këtë aplikacion dhe në rastet kur ata e përdorin të tregojnë kujdes pasi do t’iu hiqen paratë nga llogaritë e tyre bankare.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit: 

Apel për kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”

Kohët e fundit, në rrjetet sociale po reklamohen lojëra nëpërmjet të cilave fitohen para.

Për ta bërë të besueshme, përdoren videot e njerëzve të famshëm që luajnë këtë lojë, gjë që në fakt është mashtrim.

Ofruesit e lojërave kërkojnë numrat e llogarive bankare. Kjo është një skemë për marrjen e të dhënave të llogarive bankare, nga të cilat mund t’iu merren shuma monetare.

Nisur nga rastet e shtuara të përdorimit të këtij aplikacioni, kryesisht nga nxënësit, me qëllimin për të fituar para, Policia e Shtetit apelon për prindërit që të tregohen të kujdesshëm, për të mos lejuar fëmijët që të përdorin këtë aplikacion dhe në rastet kur ata e përdorin, të tregojnë kujdes, pasi duke dhënë të dhëna personale dhe të llogarive bankare, mund t’iu tërhiqen para nga llogaria juaj.

MOS JEPNI TË DHENA PERSONALE!

MOS JEPNI TË DHËNA TË LLOGARIVE BANKARE!