Ballina Lajme Tensionet në veri/ Kurti: Kërkesa e Serbisë ndaj KFOR jo reale, NATO...

Tensionet në veri/ Kurti: Kërkesa e Serbisë ndaj KFOR jo reale, NATO do jetë kundër

1

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se barrikadat në veri nuk do të mund të qëndrojnë gjatë. Kurti ka thënë më tej se KFOR-in ka kërkuar më shumë kohë prej qeverisë së tij.

Kurti ka thënë se Ministri i Punëve të Brendshme, është çdo ditë në Mitrovicë dhe në kontakt të vazhdueshëm me komandën e KFOR-it për heqjen e barrikadave.

Lidhur me kërkesën e Serbisë drejtuar KFOR-it për kthimin e deri në 1000 pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, Kurti tha se kjo është një kërkesë joreale dhe pretendon se është shprehje e pafuqisë, se nuk ka pasur kurrë nevojë për ushtarë serbë. Sipas tij, NATO do të jetë kundër kësaj kërkese.