Ballina Lajme Të gjithë po presin “Big Brother VIP 2”/ Emrat më të përfolur...

Të gjithë po presin “Big Brother VIP 2”/ Emrat më të përfolur që mendohen si pjesë e kastit!

3

Top Channel ka nisur punën për edicionin e dytë të “Big Brother VIP”. Tashmë është mësuar dhe data e fillimit të këtij spektakli, që është më 24 dhjetor dhe ajo që dimë është se do të jetë një spektakël i vërtetë, që ashtu si vitin e kaluar pritet të thyejë çdo rekord shikueshmërie.

Sa i përket konkurrentëve që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ende nuk dihen të sigurtë. Megjithatë, kohët e fundit kanë qarkulluar shumë emra të mundshëm. Ndër to përmendim Kiara Tito, Eva Alikaj, Gent Hazizi, të cilët ishin ndër personazhet e parë që u përfolën se do të ishin banorët e ardhshëm në “BBV”.

Po ashtu është diskutuar shumë dhe për koreografin Albi Nako, Amos Zaharia e së fundmi Olta Gixharin, për të cilën është thënë së fundmi se ka lënë Spanjën, ku jeton prej pak kohësh me familjen e saj, për t’iu bashkuar kastit të “Big Brother VIP” në garën për çmimin e madh. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo mohuar zërat, duke na shtuar akoma dhe më shumë kuriozitetin.

Na mbetet të presim edhe fare pak ditë për të zbuluar çdo copëz të këtij ‘puzzle’-i dhe të ‘fiksohemi’ sërish pas këtij ‘reality show’ me përmasa gjigante. Vetë moderatorja Arbana Osmani e ftuar një muaj më parë në “Wake Up” ka zbuluar pak detaje lidhur me “Big Brother VIP”, ku ka thënë:

Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e prë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar. /TAR/