Ballina Vendi Zgjerohet harta e investimeve në infrastrukturën rrugore në qytetin e Fierit. Drejt...

Zgjerohet harta e investimeve në infrastrukturën rrugore në qytetin e Fierit. Drejt përmbushjes finale të premtimeve

2

Premtimet elektorale të kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi për investime sa më cilësore dhe të qëndrueshme tashmë shkojnë drejt realizimit të tyre. Nga qendra në periferi të qytetit të Fierit, nga njësitë administrative e drejt fshatrave përbërëse të këtyre njësive këto investime kanë ndikuar jo vetëm në përmirësimin e jetës së banorëve, por kanë ndikuar dhe në zbutjen e trafiku rrugor.

Gati në të gjithë arteriet kryesore të qytetit investimet janë duke u kryer me standarde të mirë dhe me të gjitha parametrat bashkëkohorë. Pas qendrës puna është shpërndarë edhe në zonën periferike të qytetit punime të cilat kryhen nga ndërmarrja e punëve publike e fuqizuar me mjete, me specialistë inxhinier dhe fuqi punëtore.

Falë këtyre investimeve mund të thuhet se arteriet rrugore në Fier kanë ndryshuar pamje. Në çdo prononcim të tij kreu i bashkisë së Fierit z. Armando Subashi ka theksuar se investimi në rrugë mbetet prioritet i bashkisë. Duket pranuar fakti që në vitet e fundit po shënohen ndryshime të mëdha në këtë drejtim.

Prej disa ditësh investimet e bashkisë së Fierit kanë në fokus infrastrukturën e lagjes “8 Shkurti”. Që në nisje të punimeve bashkia ka kërkuar mirëkuptim të banorëve pasi investimet që ishin planifikuar mund të krijonin edhe ndonjë problem, por të zgjidhshëm në lëvizjen e mjeteve motorike të kësaj zone.

Pas studimit të kryer në mbi gjendjen aktuale të kësaj lagjeve është hartuar programi i punës që do të kryhet dhe që vazhdon me ritme të larta. Është kryer investimi në rikonstruksionin e rrugës “Maj Nito”, rikonstruksioni i rrugës “Ago Boriçi” në lagjen “8 Shkurti”.

Po me parametra bashkëkohore është punuar në rrugën “Kujtim Majaci”, “Vasil Jorgaqi” në lagjen “16 prilli” në bashkinë e Fierit. Investimi në rrugën “Mirëkuptimi” në lagjen ” 15 Tetori” krijon lehtësi në komunikimin mes Mbrostar Ferkos dhe unazës perendimore të qytetit të Fierit.

Është finalizuar rehabilitimi i rrugës “Leon Rei”, një tjetër investim publik që do i kthejë imazhin urban një prej zonave më të vjetra të qytetit, duke lehtësuar njëkohësisht komunikimin me Muzeun Historik, gjimnazin “Janaq Kilica” dhe duke u dhënë vlerë disa prej ndërtesave historike të qytetit Fierit.

Investimet synojnë lidhjen e qendrës së qytetit me spitalin Memorial dhe by passin që del në e autostradë. Muajt e mbetur nga përfundimi i mandatit do të pasohen me të tjera investime për të përmbushur kështu premtimet e dhëna nga kryebashkiaku Armando Subashi/Tv Kombi/