Ballina Vendi Zbatimi i programeve kombëtare japin efektet pozitive në zhvillimin e bujqësisë fierake....

Zbatimi i programeve kombëtare japin efektet pozitive në zhvillimin e bujqësisë fierake. Alket Merdanaj është një prej tyre që ka zgjeruar aktivitetin e tij.

1

Zhvillimi i bujqësisë fierake ka marrë një hov dhe zhvillim të dukshëm në vitet e fundit falë edhe mbështetjes së projekteve kombëtarë në drejtim të zhvillimit të bujqësisë për kultivimin e llojeve të ndryshme të perimeve dhe pemëve frutore në natyrë, por edhe ngritjen e konsolidimin e bujqësisë në serrat e mbyllura.

Një prej shembujve të shumtë në zonën e Myzeqesë është dhe biznesmeni Alket Merdanaj i cili është përfitues i këtyre projekteve duke siguruar rritjen e kapaciteteve prodhuese të perimeve në çdo stinë të vitit. Sipas vetë Merdanajt aktiviteti i tyre ka nisur në vitin 2017 me një fermë modeste, por duke vlerësuar që bujqësia është një nga fushat proritare të zhvillimit të vendit, synuan dhe mundësuan zgjerimin e biznesit të tyre.

Ai ndihet i kënaqur që është një nga përfituesit e shumtë të projekteve kombëtare të zhvillimit të bujqërisë si AZHBR dhe IPARD duke çuar më tej zgjerimin e sipërfaqes së përdorur për mbjellje, por edhe teknologjinë e punës në serra. Sipas tij aktualisht arrihen të punësohen edhe 20 punonjës në pikun e vjeljes së prodhimeve bujqësore.

Ky aktivitet u nis në një sipërfaqe të vogël me serra në Sheq të Madh. Falë punës, këmbënguljes së tij dhe mbështetjes nga grantet e qeverisë për bujqësinë, sot ai ka 3 hektarë serra të pajisur me teknologjinë më të fundit për kultivimin e perimeve. Biznesmeni Alket Merdanaj tregon dhe kujdesin që i cilësohet përmirësimit të cilësisë së tokës për të pasur kështu kushtet më të mira të ushqimit të bimës së mbjellë./Tv Kombi/