Ballina Lajme Bashkia e Fierit tregon një angazhim maksimal në drejtim të garantimit të...

Bashkia e Fierit tregon një angazhim maksimal në drejtim të garantimit të ngrohjes,që nga çerdhet deri në shkolla.

1

Bashkia e Fierit shikon përmirësimin e kushteve të gjithë institucioneve arsimore si një nga synimet dhe objektivat e investimeve të punës së saj. Tashmë një numër i madh i shkollave, çerdheve dhe kopshteve jo vetëm që janë rikonstruktuar, por iu janë siguruar kushtet më të mira për zhvillimin e procesit mësimor.

Në këtë fillim dimri ky institucion është kujdesur që në mënyrë të veçante moshat e vogla, që frekuentojmë çerdhet dhe kopshtet për t’u krijuar kushtet dhe cilësi më të mirë shërbimi. Shpërndarja e lëndës drusore për të garantuar ngrohjen në çerdhe, kopshte e shkolla është primare në këto ditë të ftohta dimri.

Në këtë drejtim bashkia e Fierit tregon një angazhim në mënyrën më maksimale të mundshme. Me ndërmarrjet e shërbimeve është garantuar ngrohja për periudhën e dimrit në të gjitha kopshtet, çerdhet dhe shkollat publike të Bashkisë, duke u krijuar kushte komode dhe të ngrohta pasi fëmijët do të jenë gjithmonë mbi çdo prioritet i pushtetit lokal./Tv Kombi/