Ballina Vendi Vrasja e trefishtë në Memaliaj, gjyshja e kamarierit që mbeti viktimë: Drejtësi,...

Vrasja e trefishtë në Memaliaj, gjyshja e kamarierit që mbeti viktimë: Drejtësi, ma vranë pa faj

64

Familja Muka në Memaliaj ka hapur dyert e mortit duke pritur dhe përcjell miq dhe shokë të Gledianit, kamarierit që mbeti I vrarë nga breshëria e plumbave të shtunën e 20 korrikut në këtë qytet. Me lot në sy ata kërkojnë që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë.

Gledian Muka, 36 vjeç, ishte kamarieri që humbi jetën tragjikisht në orët e vona të së shtunës në atentatin që u bë në një lokal në Memaliaj, ku mbetën të vrarë 47-vjeçari Marsel Çela klient dhe 74-vjecari Shyqeri Kalemi, objektivi i sulmit.

Teksa familja përcjell për në banesën e fundit 36-vjeçarin, gjyshja e Gledianit, me lot në sy kërkon drejtësi për vrasjen që iu  bë nipit të saj.

“Djali punonte për bukën e gojës kamarier. Pse ma vranë djalin? Duam drejtësi pse na i vranë, çfarë u bëmë?  Djalë i vetëm, i morën jetën”, tha gjyshja Hava Muka.

“Duam drejtësi për djalin tonë”, këtë thirrje bën edhe nusja e xhaxhait të Gledianit, Vesiko Muka .

Glediani punonte kamarier në barin që administrohej nga familja Kalemi prej disa muajsh. Ai së bashku me 47-vjeçarin Marsel Cela mbeten dy viktimat e pafajshëm në këtë masakër.

/rtsh.al/