Ballina Bota Shumica e demokratëve në mbështetje të Kamala Harris, përveç Obamës

    Shumica e demokratëve në mbështetje të Kamala Harris, përveç Obamës

    10

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u tërhoq të dielën nga gara presidenciale. Ai e njoftoi vendimin, pas thirrjeve të shumta në partinë e tij demokratë për të dalë nga gara pasi kishin humbur besimin tek aftësia e tij për të fituar ndaj rivalit republikan Donald Trump.

    Menjëherë pas bërjes publik të vendimit, Biden shprehu mbështetjen për nënpresidenten Kamala Harris si kandidate të partisë për postin.

    Bill dhe Hillary Clinton reaguan shumë shpejt, duke shprehur hapur mbështetjen e tyre për zëvendëspresidenten Harris.

    Emra të tjerë të shpallur dikur si zëvendësues të mundshëm të Joe Biden, si guvernatorët Gavin Neësom, Gretchen Ëhitmer dhe Josh Shapiro shprehën gjithashtu mbështetjen e tyre për Harris.

    Por ajo që binte në sy ishte mungesa në lishtën e mbështetësve të ish-Presidenti Obama.

    Një deklaratë nga zyra e Barack dhe Michelle Obama lavdëroi Joe Biden, por nuk iu referua Kamala Harris.

    Aty shkruhej: “Ne do të lundrojmë në ujërat e paeksploruara në ditët në vijim.

    “Por kam besim të jashtëzakonshëm se liderët e partisë sonë do të jenë në gjendje të krijojnë një proces nga i cili do të dalë një kandidat i shquar.

    Unë besoj se vizioni i Joe Biden për një Amerikë bujare, të begatë dhe të bashkuar që ofron mundësi për të gjithë do të shfaqet plotësisht në Konventën Demokratike në gusht.”