Në Gjirokastër vazhdon lufta me zjarret ndërsa janë rrezikuar edhe banesa. Mesnatën e së martës strukturat e emergjencave, pushtetit vendor, ushtria dhe vullnetarët ndërhynë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit në Parkun Natyror të Viroit.
Riaktivizimi i flakëve rrezikoi 50 banesa që ndodhen në afërsi të Parkut të Viroit.
Prej orës 04.00 të mëngjesit të së mërkurës operacioni për shuarjen e zjarreve është përqëndruar në zonën mbi qytetin e Gjirokastrës, si dhe në periferi të fshatrave Mashkullorë dhe Lazarat.
Riaktivizimi i zjarreve në kullotat e Malit të Gjerë rrezikon depërtimin e flakëve në afërsi të qendrave të banuara. Sipas Shërbimit Zjarrfikës deri tani situata është nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për banesat.Euronews