Ballina Bota Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

    Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

    43

    Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt , Pax Jolie-Pitt, ka pësuar një aksident me biçikletë ku për pasojë ka dëmtuar kokën.
    20-vjeçari po ngiste biçikletën e tij elektrike në Los Anxhelos kur u përplas me pjesën e pasme të një makine, raporton Daily Mail.
    Ai u dërgua në spital pas dëmtimeve të marra. Mësohet se Pax nuk mbante helmetë në momentin e përplasjes.

    Sipas policisë Pax Jolie po i afrohej një kryqëzimi në bulevardin Los Feliz rreth orës 17:00, kur përplas me makinën.

    Shoferi i makinës doli nga mjeti duke kontrolluar gjendjen e Pax përpara se të mbërrinin në vendngjarje policia dhe mjekët.

    Burimet thanë për TMZ se Pax është në gjendje të qëndrueshme, por nuk dihet ende shkalla e lëndimeve që ka pësuar nga përplasja.