Ballina Bota Trump thotë se amerikanët me ngjyrë ‘do të vdesin’ pasi emigrantët po...

    Trump thotë se amerikanët me ngjyrë ‘do të vdesin’ pasi emigrantët po u marrin vendet e punës (fotot)

    32

    Donald Trump ka ashpërsuar sot retorikën elektorale anti-emigracion duke thënë se amerikanët me ngjyrë do të shfarosen prej valës së emigracionit që po lejohen në vend nga administrata Biden.

    Madje ai shtonte më tej, siç kanë thënë më parë dhe aleatët e tij, se demokratët në pushtet po lejojnë qëllimisht emigrantët ilegalë për të zëvendësuar popullatën votuese të SHBA.

    Tashmë kohët e fundit ish presidenti është fokusuar te amerikanët me ngjyrë, për t’i paralajmëruar nga “pushtimi” i emigracionit të Biden dhe pasojat që kjo ka te ata.

    Në intervistën me rrjetin Bloomberg Trump pretendonte se “popullata me ngjyrë do të vdesë” nëse nuk zbatohet axhenda e tij anti-emigracion. Kritikat thanë se platforma e tij e re kishte si qëllim të tërhiqte votuesit me ngjyrë.

    “Amerikanët me ngjyrë do të copëtohen nga miliona njerëz që po hyjnë në vend”, tha ai për rrjetin Bloomberg.

    “Ata e ndjejnë atë që do t’u ndodhë, rrogat e tyre po zvogëlohen, vendet e punës po u merren nga emigrantët që hyjnë ilegalisht në vend”.

    “Popullata zezake është duke vdekur pasi atyre po u merren vendet e punës, strehimi … Unë dua ta ndryshoj këtë, sepse ata po marrin gjithçka”.

    Trump tha më tej për Bloomberg se plani i tij për popullatën me ngjyrë përfshin ndalimin e “20 milionë njerëzve që vijnë në vend dhe punojnë për një të tretën e rrogës që punojnë të tjerët”.

    Ai më pas sugjeroi se President Joe Biden dëshiron që ilegalët të marrin vendet e punës të amerikanëve që më vonë ata të votojnë për të.

    “Ata po humbasin vendet e punës, por a e kuptoni përse bëhet kjo? Sepse Biden dëshiron që kjo të ndodhë”./The Independent/