Në detajet e reja që dalin çdo ditë mbi atentatin ndaj ish-presidenti amerikan, Donald Trump, konstatohet se prindërit e Thomas Matthew Crooks kishin organet e zbatimit të ligjit ditën e atentatit, disa orë përpara se ai të hapte zjarr ndaj ish-presidentit Trump në takimin elektoral në Butler të Pensilvanisë.
Nëna dhe babai i atentatorit i thanë policisë lokale se Crooks ishte zhdukur dhe se ata ishin të shqetësuar për të. Deri më tani mbetet e paqartë nëse ata e dinin se ai posedonte një pushkë AR-15 që i përkiste babait të tij. Nga ana tjetër, policia nuk ka thënë se çfarë veprimesh ka ndërmarrë pasi janë kontaktuar nga prindërit e Crooks.
Këta të fundit po bashkëpunojnë me hetuesit e FBI-së ndërsa agjencia përpiqet të specifikojë motivin e atentatit që la të plagosur Trumpin dhe vrau një pjesëmarrës në takimin elektoral.
Zyrtarët kanë këqyrur telefonin dhe llogaritë e mediave sociale të Crooks, por ende nuk i kanë publikuar rezultatet e këtij hetimi.
Prindërit e atentatorit, Matthew dhe Mary Crooks, ishin të dy të licencuar si këshilltarë profesionistë në Pensilvani, sipas të dhënave shtetërore. Ata të dy morën licencën për të punuar në çështjet sociale në vitin 2002 dhe i rinovuan ato vetëm vitin e kaluar.
Crooks, i diplomuar në shkollën e mesme Bethel Park në vitin 2022, u qëllua për vdekje nga snajperët e Shërbimit Sekret pasi hapi zjarr në mitingun në Butler ndaj ish-presidentit Trump.
Atentatori ishte asocial dhe i tërhequr nga shokët e tij në shkollë, ishte regjistruar si republikan ku kishte bërë donacione për një fushatë në 2021.
Së bashku me babanë e tij, i njohur si libertarian, Crooks ishte anëtar i një klubi lokal armësh. Ndërsa nëna e tij njihej si demokrate.
Vetëm 2 muaj para atentatit, 20-vjeçari kishte marrë një diplomë në shkencën e inxhinierisë nga Kolegji Komunitar i Qarkut Allegheny.
/rtsh.al/