
SPAK ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e mjekut Edvin Prifti, i arrestuar më parë për korrupsion. Kontrolli u bë pasi Prifti dyshohet se mund të jetë pikë kontakti me mjekët në Itali, për shkak të lidhjeve që ka me ta, por deri tani nuk ka një akuzë ndaj tij.
Dosja është përgatitur nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dorina Bejko, të cilët kanë hetuar për një periudhë rreth 18 mujore. Në kuadër të këtij hetimi nën koordinimin e EUROJUST, SPAK dhe Antimafia në Milano kanë sekuestruar gjysmë milionë euro në llogaritë e shtetasve shqiptarë dhe Italian në hetim si dhe barna me përmbajte narkotike në vlerën e 20 mijë eurove.
Aurel Vula, Ilir Broqaj dhe Vladimir Peto janë tre mjekët e proceduar penalisht nga Policia, pas një operacioni të SPAK dhe Antimafias së Milanos, për goditjen e një rrjeti kriminal që merrej me trafikimin e ilaçeve me përmbajtje droge dhe lëshimin e recetave të rreme mjekësore, për vizita në Itali.
Tre mjekët shqiptarë nuk janë emra të panjohur. Njëri prej tyre është Aurel Vula, bashkëshorti juristes së njohur Zhaklina Peto. Kjo e fundit ka qenë dhe mes kandidateve që ka garuar për një vend në Gjykatën Kushtetuese.
Aurel Vula, mjek Pediater Rheumatolog dhe ka një klinikë private në Rezidencën Kodra e Diellit. Mjeku tjetër që figuron dhe në regjistrat e Policisë së Shtetit është Ilir Broqaj. Ai është me profesion mjek anestezist-reanimator dhe në vitin 2013 ka pasur një episodë të ngjashëm.
Ilir Broqaj është arrestuar për korrupsion por është lënë i lirë në sallën e gjyqit. Të dy, Vula dhe Broqaj shërbejnë në QSUT dhe referuar njoftimit zyrtar të SPAK, zyrat e tyre janë kontrolluar sot nga oficerët. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale dokumente mjekësore në gjuhën italiane, medikamente mjekësore dhe pajisje kompjuterike dhe prova të tjera me rëndësi për hetimin./