Ballina Vendi Vladimir Putin uron Bajram Begajn për postin e presidentit, ja mesazhi i...

Vladimir Putin uron Bajram Begajn për postin e presidentit, ja mesazhi i tij

3
Putini Begaj

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj për detyrën e re. Ky mesazh nga kreu i Kremlinit vjen pas dhjetëra urimeve që Begaj ka marrë nga disa liderë europianë dhe të rajonit.

“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, thuhet në postimin e ambasadës ruse në Tiranë.

Capture

Mesazhi i tij vjen në një kohë kur Rusia i ka shpallur luftë Ukrainës, ndërsa ministri i Jashtëm Sergei Lavrov doli pro projektit të “Ballkanit të Hapur”.

Pas refuzimit të vendeve të Ballkanit për të lejuar avionin e tij për të fluturuar mbi rajon me qëllim mbërritjen në Beograd, në një deklaratë për mediat, Lavrov tha se “Ballkani i Hapur” është një projekt i Beogradit dhe Rusia e mbështet hapur, pavarësisht kundërshtimeve nga ana e Bashkimit Europian.

“BE do që të aplikojë një projekt të quajtur Ballkani i Mbyllur. Ne vlerësojmë nismat kurajoze të ndërmarra nga Serbia dhe Presidenti Vuçiç, i cili ka theksuar se nuk do të angazhohet në veprime kundër Rusisë, edhe pse BE do që vendet kandidate të rreshtohen në veprime rusofobike”, tha Lavrov.