Shpesh ngrihet pyetja nëse parandalohet kanceri në përgjithësi përmes një diete të ekuilibruar apo shpesh është i trashëgueshëm dhe nuk i shpëton dot.
Ekspertët e shëndetit e theksojnë se konsulta me mjekun duhet të jetë e vazhdueshme, aq më tepër nëse ndonjë familjar juaji e ka kaluar më parë një sëmundje të tillë, por dijeni se një hapësirë të madhe në parandalimin apo zhvillimin e kancerit e zënë ushqimet që zgjedhim të konsumojmë. Sigurisht që edhe aktiviteti fizik nuk duhet lënë pas dore.
Në këtë artikull po iu rendisim 9 ushqimet që duhet t’i bëni patjetër pjesë të përditshmërisë tuaj, pasi ofrojnë lëndë ushqyese që mund të nxisin shëndetin më të mirë të gjirit dhe gjithashtu forcojnë sistemin imunitar.
1. Shafrani i Indisë
Shafrani i Indisë njihet ndër vite për vlerat e tij ushqyese. Ai është numër 1 në luftën kundër inflamacionit. Kjo bimë përmban një lëndë të quajtur kurkumin, i cili nga disa hulumtime mund të luaj rol në luftën kundër kancerit të gjirit. Personat të cilët aktualisht vuajnë nga kjo sëmundje, duhet të konsultohen më parë me mjekun e tyre përpara se ta përfshijnë në dietë. Gjithashtu efekti i tij anti-inflamator, mbron edhe shëndetin e përgjithshëm të organizmit.
2. Bimët jeshile
Brokoli është ushqimi me vëmendjen më të madhe kur bëhet fjalë për parandalimin e kancerit të gjirit. Hulumtimet kanë treguar se ai bllokon zhvillimin dhe rritjen e tumorit. Po ashtu të rëndësishme për t’u konsumuar janë dhe disa perime të tjera krucifere (të kryqëzuara) si lulelakra, lakra e Brukselit, lakrat jeshile. Të paktën një nga këto këshillojnë ekspertët e shëndetit, duhet ta konsumoni çdo ditë.
3. Hudhra dhe qepa
Hudhra ka një ndikim pozitiv në ciklin e qelizave dhe nëse ndodh që njëra bëhet kanceroze, atëherë ajo zhvillohet dhe nuk funksionon siç duhet. Dhe një meritë për ta rregulluar këtë e ka hudhra. Edhe qepa ka përmbajtje të ngjashme me hudhrën ndaj edhe ajo këshillohet të konsumohet. Nëse merrni medikamente apo hollues gjaku, bëni mirë të konsultoheni paraprakisht me mjekun.
4. Molla
Dijeni se një mollë në ditë do ta mbajë larg mjekun. Madje nëse e qëroni mollën dhe lëkurën e hidhni, jeni duke hedhur një ‘magazinë’ të mbushur me anti-oksidantë, fibra dhe përbërje të tjera. Kështu që konsumoni një mollë në ditë për parandalimin e kancerit të gjirit.
5. Shega
Sipas disa studimeve të botuara në ‘Oxidative Medicine and Cellular Longevity’ shegët ndihmojnë në parandalimin dhe luftimin e rritjes së kancerit të gjirit, por jo vetëm. Ato luftojnë sëmundjet e zemrës dhe kancerin e prostatës.
6. Arrat
Arrat përmbajnë shumë lëndë ushqyese dhe acide yndyrore të shëndetshme omega-3 , të cilat mund të ndihmojnë trupin të luftojë inflamacionin. Hulumtimet gjithashtu sugjerojnë se arrat mund të ngadalësojnë rritjen e tumoreve të kancerit të gjirit ndaj konsumojini sa më shpesh.
7. Peshku
Peshku është një burim i madh i acideve yndyrore omega-3, kjo e bën atë një ushqim të shkëlqyer për parandalimin e kancerit të gjirit. Duhet të kufizoni sasinë e mishit të kuq dhe mishit të papërpunuar.
8. Fruta dhe perime me ngjyra të ndezura
Kur bëhet fjalë për parandalimin e kancerit të gjirit, një aleat shumë i mirë kundër tij janë karotat, patatet e ëmbla dhe pjepri të cilët përmbajnë komponentin e quajtur karotenoide.
9. Manaferrat
Manaferrat, boronicat, mjedrat, luleshtrydhet mund të duken të vogla në përmasat e tyre, por janë një aleat i shkëlqyer në parandalimin dhe luftën kundër kancerit të gjirit.