Ballina Trupi dhe shëndeti Kourtney Kardashian hedh në treg kapsulat “Ozempic” për humbje peshe, a funksionojnë...

Kourtney Kardashian hedh në treg kapsulat “Ozempic” për humbje peshe, a funksionojnë ato në të vërtetë? Flasin ekspertët

48

Themeluesja e “Lemme”, Kourtney Kardashian po hedh në treg kapsulat GLP-1 Daily si pjesë e produkteve të kompanisë së saj të suplementeve. Megjithatë, pilulat e saj të reja të frymëzuara nga Ozempic po ngrenë shumë pikëpyetje, me njerëzit që pyesin “a funksionojnë ato vërtetë?”.

“Një inovacion i rëndësishëm në shëndetin metabolik, i formuluar për të rritur natyrshëm prodhimin e GLP-1 të trupit tuaj, për të reduktuar oreksin dhe për të promovuar humbje të shëndetshme të peshës.” shkruan kompania për produktin.

Sipas biznesit, produkti i ri është bërë nga ekstrakti i frutave të limonit Eriomin, ekstrakti i shafranit Supresa dhe ekstrakti i frutave të kuqe-portokalli Morosil, në kundërshtim me Ozempic, i cili përmban hormonin sintetik GLP-1.

Edhe pse suplementi nuk është i aprovuar nga FDA, njoftimi zyrtar për shtyp thotë: Ne kaluam vite duke punuar me bordin tonë këshillues mjekësor për të formuluar Lemme GLP-1 Daily në suplementin GLP-1.

Pavarësisht pretendimeve, suplementi i ri i Kardashian nuk e bind dietologen Lauren Harris-Pincus, e cila i tha Page Six se ky produkt nuk ka gjasa të funksionojë si semaglutide.

“Asnjë suplement nuk mund t’i afrohet imitimit të efekteve të medikamenteve të GLP-1 si Ozempic dhe Wegovy.”

Harris-Pincus, e cila është gjithashtu autore e “Everything Easy Cookbook Pre-Diabetes“, i tha botimit se ajo u sugjeron konsumatorëve të kërkojnë “suplemente që janë testuar dhe verifikuar nga palët e treta”.

Kur u pyet nëse konsumatorët duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me kapsulat e Kourtney Kardashian, ajo tha: Ky suplement ndoshta nuk do të dëmtojë shumicën e njerëzve, përveç kuletës së tyre.

“Ka një bollëk suplementesh që pretendojnë se veprojnë si një Ozempik natyral,” shtoi ajo, “dhe nuk ka gjasa që ato të rezultojnë në ndonjë humbje reale dhe të qëndrueshme në peshë.”