Ballina Lajme Social Temperaturat e larta, qeveria propozon shkurtimin e orarit të punës për administratën...

Temperaturat e larta, qeveria propozon shkurtimin e orarit të punës për administratën publike

39

Për shkak të  temperaturave shumë të larta, administrata publike do të punojë me orar të reduktuar. Bëhet me dije se vendimi do të miratohet të mërkurën (16 korrik) në mbledhjen e qeverisë.

Në bazë të propozimit, orari i rishikuar do të jetë nga ora 9:30 deri në orën 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:00 deri në orën 13:00. Orari i ri për administratën publike pritet të vlejë përgjatë javëve të muajit korrik, por është lënë e hapur mundësia që të vlejë edhe për muajin gusht.

Prej disa ditësh, vendi po përballet me temperatura shumë të larta që kanë kaluar 40 gradë celsius.

/rtsh.al/