Kreu i Kontrolli të Lartë të Shtetit Arben Shehu ka diskutuar auditin e bërë për Spitalin Onkologjik, ku doli në pah dhe skandali me trajtimin dhe mjekimin e pacientëve me sëmundje tumorale. Gjatë raportit vjetor të KLSH për 2023 në Komisionin e Ekonomisë, Shehu tha se Onkologjiku është pika fundore e përgjegjësisë dhe se të gjithë faktorët duhen parë në zinxhir.
Sipas Shehu duke një analizë e thelluar dhe ngritur një grup ndërinstitucional që të studiojë pikërisht këto faktorë që po ndikojnë në rritjen e sëmundjeve tumore. Duke iu referuar këtyre fakteve, Shehu përmendi edhe një audit në 2021 në AKU ku u zbulua se institucioni nuk morri masat e duhur për largimin nga tregu të akulloreve me substanca kancerogjene, edhe pse ishte njoftuar disa herë.
“Në vazhdimësi do donim të kishim një mundësi për të bashkëpunuar dh për raste konkrete që të kishim dhe mbështetjen tuja në vijimësi, jo vetëm për punën, por arritje e objektivave dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme që i kemi hasur në punën tonë. Siç përmendim situatën e njohur për problematikat në fushën e Shëndetësi. Duhet trajtuar problematikën e Onkologjikut, është një niveli maksimal i lartë i riskut që kërkohet përgjegjësi maksimale e stafit të KLSH por edhe e institucionit që e drejtojnë dhe monitorojnë punën e spitalit Onkologjik. Në vlerësimin tonë kërkohet vëmendje shumë e madhe për zbatimin e rekomandimeve që ne kemi dhënë për Shëndetësisë, do kërkojmë një analizë edhe në rastin konkret jo vetëm për të nxjerrë përgjegjësit. Ne vlerësojmë se situata në Onkologjik është pika fundore e përgjegjësisë, por të kishte një analizë të plotë ndërinstitucionale për faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të sëmurëve me sëmundje tumorale. Kjo është shumë pak në raport me riskun që ka kjo situatë për të gjithë shqiptarët. Kemi konstatuar problematika të ndryshme ku një rast është një audit në AKU, që janë të lidhura ngushtësisht me situatën aktuale. 27.7. 2021, ku në disa akullore, nuk dua ta përmend markën, ku përmbanin substanca të dëmshme për shëndetin. Janë njoftuar disa persona përgjegjës në AKU lidhur me këtë. AKU është njoftuar dhe menjëherë duhet të reagonte për bllokimin e këtyre produkteve që përmbajnë oksidi etilenit që shkakton kancer të gjirit, kancer në stomak dhe leucemi etj.”, tha Shehu.
Kreu i KLSH tha se të gjitha këto faktorët ecin së bashku zinxhir duke krijuar një alert të madh që duhen marrë masa pasi është një çështje jetike për shqiptarët. Duke iu referuar rastit të Onkologjikut, Shehu tha se ka ende shumë problematika të tjera në atë spital, ku sipas tij janë regjistruar për të marrë trajtim shëndetësor edhe persona që nuk jetojnë më.
“Të ndërtoni ngritjen e një grupi ndërinstitucional dhe një lloj analize për problematikat në shëndetësi dhe faktorëve që ndikojnë në rritjen e sëmundjeve tumorale. AKU nuk bëri veprimet e duhura për të ndaluar këtë produkte dhe bllokimin e tyre në mënyrë të menjëhershëm. Edhe pse u informua nuk ka marrë asnjë masë. Për situatën duhet të keni një alert shumë të madh pasi është në ekstrem, është jetike nuk është vetëm sensitive. Edhe për Onkologjikun janë trajtuar shtetas shqiptarë që nuk jetojnë më si dhe kemi mungesë shërbimesh në Onkologjik. Është vetëm një pjesë ajo që dini ju.
Skandali në Spitalin Onkologjik nxori se si disa mjekë orientonin pacientët tek privati si dhe nuk u jepnin mjekimin e plotë duke treguara ilaçet tek klinikat e tyre private.
/rtsh.al/