Ukraina ka punuar fort për të rivendosur furnizimin me energji elektrike dhe ujë pasi sulmet ruse futën në errësirë shumë qytete duke detyruar njerëzit të durojnë temperaturat nën zero pa ngrohje ose ujë të rrjedhshëm.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se energjia elektrike u ishte rikthyer pothuajse 6 milionë ukrainasve, ndërsa shtoi se kishte ende probleme të vazhdueshme me furnizimin me ngrohje dhe ujë.
“Qyteti po rikthen të gjitha shërbimet pas bombardimeve të fundit. Në veçanti, sistemi i furnizimit me ngrohje të kryeqytetit u rivendos plotësisht. Të gjitha burimet e furnizimit me ngrohje funksionojnë normalisht. Gjëja kryesore sot është energjia. Ka ende shumë punë për të bërë për të stabilizuar sistemin”, tha presidenti ukrainas.
Në Kiev, metroja ka rifilluar funksionimin, ndërsa furnizimi me ujë ështe rivendosur gjithashtu dhe 75% e popullsisë së qytetit ka rikthyer ngrohjen.
Rusia gjuajti më shumë se 70 raketa të premten në një nga breshëritë e saj më të rënda që nga fillimi i pushtimit të saj, duke detyruar ndërprerje emergjente në mbarë vendin dhe duke ndërprerë aksesin në ngrohje dhe ujë.
/rtsh.al/