Ballina Lajme Banesa nën ujë dhe 2920 Ha tokë e përmbytur, si paraqitet situata...

Banesa nën ujë dhe 2920 Ha tokë e përmbytur, si paraqitet situata në Shkodër

1

Vijon të mbetet problematike situata e përmbytjeve në Bashkinë e Shkodrës. Ditën e sotme raportohet se 2920 Ha tokë është ende nën ujë.

Njësia Administrative Ana e Malit ka sipërfaqen më të madhe të tokës së përmbytur që shkon në 1250 Ha. Ne rrugën e Obotit kalohet vetëm me mjetet e ushtrisë.  Ndërsa rruga Darragjat-Shirq është e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat.

Ndërkohë, bëhet me dije se, në disa njësi administrative ka disa shtëpi ende nën ujë.

“Situata në Bashkinë Shkodër nga raportimet e deri tanishmë ora  08.00 është si më poshtë:

1.Kuota Drin 6.30 m (ka renie me 65 cm)7.50 m kuota max

2.Kuota Liqen 8.80(ka renie me 8 cm) 8.70 m kuota max

Bashkia Shkoder toke e permbytur 2920 Ha ka renie prej 100 Ha me nje dite me pare. Banesa me prezence uji oborre e stalla ne total 155 nga te cilat 2 me prezence uji brenda ne banese ne fshatin Obot.

Nj. A. Ana Malit ka permbytur ne nje sip prej 1250 Ha. Ne rrugen e Obotit nuk kalohet (niveli 1m, ka renie me 50 cm) kalueshmeria vetem me mjetet e kalueshmerise se larte ushtarake ( 3 mjete te kalueshmerise se larte , 1 varke e 7 efektiv te FA)

Ujsjellesi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht janë jashtë funksionit. Ne fshatin Obot ka rreth 100 banesa me prezence te larte uji ne oborre.

Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme ne vendin e quajtur Urrelat arrin ne lartesine 1 m , ka renie me rreth 60 cm, sip toke e permbytur 800 Ha,banese me prezence uji 20.

Berdice 450 Ha, Rrethina e Livade 20 Ha e 5 banesa, Velipoje 400Ha. Ka gerryerje te Lumit Kir ne afersi te fshatit Hot i Ri. Strukturat e EC te Bashkise Shkoder jane prezente ne terren”, bëjnë me dije Emergjencat Civile.