Ballina Trupi dhe shëndeti Shqetësimet e gjumit mund të jenë shkaktar për Alzheimer

Shqetësimet e gjumit mund të jenë shkaktar për Alzheimer

1

Për herë të parë është shpjeguar mekanizmi që lidh sëmundjen me çrregullimet e gjumit. Studimi u publikua në revistën shkencore ndërkombëtare Acta Neuropathologica Communications.

Studiuesit ekzaminuan efektin e gjumit të shqetësuar te minjtë e predispozuar gjenetikisht ndaj depozitimit të beta-amiloidit, një proteinë që komprometon në mënyrë të pakthyeshme funksionet njohëse të kafshës.

I vetmi fragmentim i gjumit i përftuar duke nxitur zgjime të shkurtra pa modifikuar kohën totale të gjumit, për një periudhë prej një muaji rrezikon funksionimin e sistemit limfatik, duke rritur depozitimin e proteinës në fjalë.

Dihet se pushimi i natës tek pacientët që vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit shpesh është i shqetësuar deri në një shqetesim real të ritmit gjumë-zgjim, por është vënë re gjithashtu se vetë çrregullimet e gjumit mund të ndikojnë negativisht në rrjedhën e sëmundjes.

Në pacientët me gjumë të shqetësuar, si në sasi ashtu edhe në cilësi, vërehet një rritje e depozitimit në tru të proteinës (beta-amiloide) të implikuar në gjenezën e sëmundjes Alzheimer.

Studimi tregoi se kjo rritje varet nga eliminimi i reduktuar i tij nga sistemi glimpatik, ‘sistemi i pastrimit