Në takimin e katërt të Komunitetit Politik Evropian, që do të zhvillohet ne Britani ku përveç liderëve të Bashkimit Europian do të jenë ata të Britanisë së Madhe, Norvegjinë, Islandën, Gjeorgjinë, Kosovën, Serbinë , Turqinë, dhe Shqipëria që përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama.
Presidenti ukrainas Zelenskiy pritet të jete pjese e takimit për t’iu drejtuar udhëheqësve evropianë, të cilët po takohen për të diskutuar Ukrainën, sigurinë evropiane dhe demokracinë.
Presidenti ukrainas u takua me kryeministrin Britanik Keir Starmer javën e kaluar në samitin e NATO-s në Uashington, por kjo do të ishte mundësia e tij e parë për të takuar një delegacion më të gjerë të qeverisë laburiste.
Ndërkohë që në Britani është parë si një mundësi “shumë domethënëse” për Starmer që jo vetëm të presë deri në 50 liderë evropianë, por të rivendosë besimin në Mbretërinë e Bashkuar dhe t’i tregojë botës se vendi është kthyer në skenën ndërkombëtare pas viteve të dëmtimit të reputacionit të shkaktuar nga Brexit.
Si mikpritës Starmer do të flasë në seancën plenare hapëse, e cila do të mbahet në një nga sallat në Pallatin Blenheim, vendlindja e Winston Churchill.
Ai pritet të nënvizojë angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ukrainës dhe Zelenskiy, dhe për të rivendosur marrëdhëniet e vendit pas Brexit me BE-në.
Sipas të përditshëm, The Guardian siguria rreth samitit është e rreptë me kufizimet e hapësirës ajrore mbi pallatin Oxfordshire midis 14 dhe 18 korrikut.
Dronët e policisë dhe shërbimi ajror i policisë do të zbatojnë hapësirën e kufizuar ajrore, sipas policisë.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/