Durrës- Alarm në Porto Romano pasi cisternat kanë pësuar rrjedhje gazi.
E gjithë zona mban era gaz ndërsa banorët janë evakuuar, e po ashtu është ndërprerë mësimi në shkollën ‘Met Hasa’.
Sakaq, ende nuk është bërë i ditur shkaku zyrtar i rrjedhjeve nga cisternat.
Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe janë vënë në gatishmëri edhe zjarrfikëset.
Po punohet pë riparimin e difektit.