Lushnje- Një tjetër aksident me vdekje me motor u regjsitrua sot në mesditë në Lushnje.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rural Krutje-Bubullimë.
Afërdita Rasti 59 vjeçe, banuese në Kallm të Fierit udhëtonte pa kaskë mbrojtëse.
Ajo ka humbur kontrollin duke u përplasur me një kanal prej betoni në anë të rrugës.
Ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Trupi i së ndjerës u dërgua në morg për ekzaminime të mëtejshme.
Në vendin e ngjarjes policia dhe grupi hetimor kryen veprimet proceduriale.
Kë është rasti i dytë i aksidenteve me vedkje me motor të ndodhura ditën e sotme në Lushnje. Më herët një 59 vjeçar u përpls me një mjet bujqësor dhe ndërroi jetë. noa.al