Reshjet e shiut që kanë nisur intensive edhe këtë mëngjes, kanë sjellë probleme në disa zona të vendit. Bëhet me dije se situata paraqet probleme në Bashkinë e Shkodrës ku ndodhen nën ujë 3 020 hektarë tokë, sipërfaqe kjo që ka pësuar një rritje me 250 hektarë në krahasim me ditën e djeshme. Prezenca e ujit vërehet në 155 banesa, oborre e stalla. Po ashtu, reshjet e shiut kanë shkaktur përmbytje dhe në Qarkun e Lezhës, duke bërë që nën ujë të raportohen 570 hektarë tokë.
Këtë mëngjes raportohet për bllokimin e nënkalimit në Fushë Mamurras, pjesë e autosdradës Milot- Thumanë ku disa automjete janë bllokuar nga prezenca e ujit, ndërkohë që të tjera po kërkojnë rrugë alternative kalimi./Opinion.al