Ballina Vendi Rama publikon foton: Një pëllumb i zi ‘përshëndet’ punimet e Samitit të...

Rama publikon foton: Një pëllumb i zi ‘përshëndet’ punimet e Samitit të BE në Tiranë

1

TIRANE- Kryemnistri Edi Rama ka uruar “Mirëmëngjesi” në rubrikën e tij në Facebook me një foto nga nisja e samitit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Rama ka postuar foton me logon e samitit me një mysafir të veçantë. Një pëllumb i zi shihet i ulur në tapetin e pritjes.

“MIRËMËNGJES nga Shqipëria Europiane”,-shkruan Rama krahas fotos.

POSTIMI I PLOTE:

Rama nxjerr foton, një pëllumb i zi “përshëndet”

Sot Tirana pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë të Bashkimit Evropianë si dhe një numër prej 32 delegacionesh mike. Samiti i BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka paralajmëruar se po sot do të zhvillojë një protestë për të treguar se kush është qeveria. Ndërkohë që në samit do të diskutohet lufta në Ukrainë, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë. Samiti do të kulmojë me një konferencë të përebashkët të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentes së KE, Ursula Von Der Leyen.