Ballina Lajme Borrell, Orban, Varhelyi të parët që mbërrijnë në Tiranë për Samitin

Borrell, Orban, Varhelyi të parët që mbërrijnë në Tiranë për Samitin

1

Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, dhe Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi janë të parët nga personalitetet e BE-së që kanë mbërritur në Tiranë për Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor që do të mbahet sot.

Ka qenë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, që ka pritur këta të fundit në aeroportin e Rinasit dhe ka ndarë foto me ta në rrjetet sociale.

“Në pritjen e Kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán, dhe Komisionerit të Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, që mbërritën në Shqipëri për Samitin historik BE-Ballkani Perëndimor”-shkruan Spiropali në “Facebook”.