Ballina Lajme Publikohet autopsia e Vanessa Ballan, 41-vjeçari kosovar e ka qëlluar 8 herë...

Publikohet autopsia e Vanessa Ballan, 41-vjeçari kosovar e ka qëlluar 8 herë me thikë 20 centimetër të gjatë duke i shpuar zemrën

5

Detaje të reja janë bërë publike nga mediat italiane në lidhje me 27-vjeçaren Vanessa Ballan, e cila u vra me thikë nga 41-vjeçari kosovar, i identifikuar si Bujar Fandaj.

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar autopsinë e bërë ndaj të resë.

 

Rezultatet e autopsisë thonë se para se Vanessa Ballan të vritej, ajo është rrahur barbarisht nga 41-vjeçari kosovar.

Nga ekzaminimi u konstatuan mavijosje në kokë dhe fytyrë, si dhe disa plagë në duar, të cilat besohet se i ka marrë gjatë tentativës për t’u mbrojtur.

Ndër të tjera, autoritetet Italiane, shprehen se 27-vjeçarja ka marrë dy goditje në mushkëri, dhe më pas Bujar Fandaj e ka qëlluar me thikë në zemër, duke shpuar tej për tej organin jetësor.

Bujar Fandaj ka goditur 8 herë me një thikë 20 centimetër të gjatë të renë italiane.

Vanessa Ballan u vra në pragun e shtëpisë e goditur të paktën shtatë herë më thikë nga ish-i dashuri. Pas një viti lidhje, 27 vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nga Kosova nuk e kishte pranuar ndarjen. Ky i fundit kishte filluar ta përndiqte duke u shfaqur disa herë në vendet ku ajo punonte, apo dhe në shtëpinë e saj duke e kërcënuar se “do ta vriste” në rast se nuk ribashkoheshin. 41-vjeçari nga Kosova donte që e reja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X (Treviso), ku ndodhi tragjedia.