Ballina Lajme Akuzohen për falsifikim dokumentesh, gjykata merr vendimin për vëllanë e kryetares së...

Akuzohen për falsifikim dokumentesh, gjykata merr vendimin për vëllanë e kryetares së Bashkisë Bulqizë dhe dy zyrtarëve të tjerë

4

Gjykata e Dibrës ka lënë në burg Administratorin e Njësisë Administrative Ostren, Luan Mjeshtri (vëllai i kryebashkiakes së Bulqizës, Festime Mjeshtri” dhe Arlin Limani, Specialist i Shërbimit Social.

Ndërsa për sekretarin e Këshillit Bashkiak Bulqizë, Fitim Balla, gjykata vendosi arrest shtëpie.

 

Tre personat e lartpërmendur dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente të Gjendjes Civile për të pajisur qytetarë të ndryshëm me vërtetime se banonin në Njësinë Administrative Ostren me qëllim regjistrimin në shoqatën “Golloborda” në mënyrë që të përfitonin dokumente si shtetas bullgar.

Ata akuzohen për “Falsifikimi të dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.