Ballina Lifestyle & Showbiz “Një përqafim desha sot”; Jul Deda kujton babain e ndjerë: U bë...

“Një përqafim desha sot”; Jul Deda kujton babain e ndjerë: U bë një muaj që nuk shihemi

8

“Një përqafim desha sot, se m’ka marrë malli”. Kështu shkruan Julian Deda bashkëngjitur me një foto që ka publikuar në “Instagram”, ku shfaqet pranë babait të ndjerë, Zef Deda.

Aktori i njohur kujton me mall të atin e ndjerë, i cili u nda nga jeta një muaj më parë.

“Hej Bos, si je? U bë një muaj që nuk shihemi. Një përqafim desha sot, se m’ka marrë malli. Kemi edhe Krishtlindjen nesër dhe kjo është hera e parë që ti feston me engjëjt, në parajsë, aty ku festohet më bukur se në tokë. Festo i qetë zemra ime…! Gëzuar Krishtlindjen. T’du fort Babo…! ????????”, ka shkruar Julian Deda.

Kujtojmë se mjeshtri i madh i humorit ndërroi jetë më 24 nëntor të këtij viti, në moshën 73-vjeçare.

Artisti shumëdimensional, i cili ka spikatur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi mbylli sytë në qytetin e tij të lindjes pas një sëmundje të rëndë që e kishte prekur prej pak kohësh.