Ballina Trupi dhe shëndeti Përmirësoni shëndetin e zemrës me disa gjeste të vogla

Përmirësoni shëndetin e zemrës me disa gjeste të vogla

0

Zemra është një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë, përgjegjëse për pompimin e gjakut dhe për të mbajtur gjallë të gjitha indet tona.

Por sëmundjet kardiovaskulare si sulmi në zemër dhe goditje në tru janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën.

Megjithatë, ka gjeste të vogla që mund të bëjnë një ndryshim të madh në shëndetin e zemrës.

Ecni- Një shëtitje e shkurtër është një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar shëndetin e zemrës, pasi ecja mund të zvogëlojë disa nga faktorët kryesorë që rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo u konfirmua nga hulumtimi i publikuar në vitin 2013 në revistën Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology.

Hani më shumë arra- Të hash më shumë arra, bajame, kikirikë dhe të tjera bën shumë mirë për zemrën. Arrat, sipas një studimi të kryer së bashku nga Klinika Spitalore në Barcelonë (Spanjë) dhe Universiteti Loma Linda në Kaliforni (SHBA), kanë aftësinë për të reduktuar kolesterolin, veçanërisht në popullatën e moshuar.

Hani fruta- Ngrënia e një fruti ose perime shtesë në ditë mund të bëjë ndryshimin. Në fakt, frutat e freskëta janë një rezervuar i vitaminave A, B1, B2, B3 dhe C, të cilat mbrojnë zemrën dhe arteriet.

Më shumë peshk, më pak mish- Peshku është i mirë për zemrën, pasi ka më shumë yndyrna omega-3 dhe më pak yndyrna të ngopura që ndihmojnë në uljen e triglicerideve dhe kolesterolit në gjak. Më mirë të hani pak më shumë peshk dhe më pak mish.

Reduktoni konsumin e pijeve me sheqer- Pirja pijeve joalkoolike me sheqer rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme, veçanërisht nga sëmundjet kardiovaskulare, sipas një studimi të kryer nga studiuesit në Universitetin e Harvardit.

Frymëmarrje e thellë- Frymëmarrja e ngadaltë dhe e thellë mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut.

Mëngjesi ka rëndësi- Ushqimi në mëngjes shoqërohet me një ulje të rrezikut të përgjithshëm kardiovaskular, siç konfirmohet nga një studim i publikuar në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë.

/rtsh.al/