Ballina Vendi NJOFTIM Shoqëria “Al Global Oil” Sh.a

NJOFTIM Shoqëria “Al Global Oil” Sh.a

20

Në kuadër të zbatimit të procedurës për ndryshim të kushteve të Lejes së Mjedisit të Tipit A me PN-6510-05-2018, Shoqëria “Al Global Oil” Sh.a do të ndryshojë kushtet e Lejes Mjedisore duke shtuar si aktivitet shtes “Përpunimin e mbetjeve vajore hidrokarbure”, si dhe do të Ïnstaloj impiantin e trajtimit të ujrave të ndotura hidrokarbure “api separator”, brenda sipërfaqes së uzinës. (Për një informacion më të detajuar mbi ndryshimet e propozuara mund të ndiqni materialin e publikuar në adresën elektronike të AKM-ës https://akm.gov.al/publiku/).

Për këtë arsye do të organizohet Degjesa Publike e parashikuar në kreun VI të VKM-së Nr. 419, datë 25.6.2014 “Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të tipave A, B dhe C, për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri, të kushteve për lejet respective të mjedisit, si dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKL-ja” i ndryshuar.

Ky takim organizohet, nga shoqëria “Al Global Oil” Sh.a në bashkëpunim me Agjencine Kombëtare të Mjedisit dhe me njësitë e qeverisjes vendore, në kuader të zbatimit të kuadrit ligjor për mjedisin dhe të drejtës për informim të publikut, sa më sipër kërkojmë pjesëmarrjen e komunitetit tuaj.

• Datë: 17.09.2024

• Ora: 11:00

• Vendndodhja: Në ambiantet brenda territorit të Rafinerisë

(Uzina e Përpunimit të Naftës UPN, Rruga Drizë, Bashkia Fier, Qarku Fier).

Duke ju falenderuar paraprakisht!

SHOQËRIA “AL GLOBAL OIL” Sh.a