Megjithëse qytetet evropiane kanë marrë masa, ende ndotja e ajrit është shumë e lartë, kjo dëmton më së shumti minorenët, sipas të dhënave të Agjencisë së BE për Mjedisin. Disa qytete kanë përmirësime të dukshme.
Ndotja e lartë e ajrit me grimcat e ngurta çon sipas një studimi të Agjencisë së BE për Mjedisin, EEA në një vdekje të parakohshme të më shumë se 1200 fëmijëve dhe të rinjve në BE në vende si Zvicra, Norvegjia, Islanda, Lichtenshtajni e Turqia. Përveç kësaj ajo rrit rrezikun për sëmundje të tjera të mëvonshme në jetë, sipas raportit të BE.
Arsyeja kryesore për ndotjen me grimcat e imta të ngurta është djegia e lëndëve si qymyri për ngrohjen dhe tek industria. Krahas vlerave të larta të grimcave ndotëse, problematike mbeten edhe vlerat e larta të ozonit dhe dioksidit të azotit.
Nga këto vlera rrezikohen sidomos fëmijët sepse organet e tyre dhe sistemi imunitar janë ende në zhvillim e sipër. Drejtori ekzekutiv i EEA, Hans Bruyninckx tha se, të gjitë europianët duhet të mbrohen nga ndotja, por në radhë të parë fëmijët.
“Ne nuk mund t’i trajtojmë fëmijët si të rritur të vegjël, kur bëhet fjalë për rreziqe mjedisore dhe ndotje të ajrit”, është shprehur një ekspert i EEA-së, Gerardo Sanchez. Ata kanë ndër të tjera një frekuencë më të lartë të frymëmarrjes, marrin frymë më shumë përmes gojës, dhe kanë një peshë më të vogël.
Qytetet me ajrin më të pastër në Europë matur kjo në shkallën e ndotjes së grimcave janë Faro në Portugali, Umeå dhe Upsala në Suedi, sipas një krahasimi mes 375 qyteteve europiane.
Gjermania ndodhet në nivelin mesatar përsa i përket ndotjes me grimcat, kurse për shkak të trafikut të madh rrugor ka vlerat më të larta në drejtim të ndotjes me dioksidin e azotit citon DW.
/rtsh.al/