Qendra e Hemoglobinopative në Lushnje ka rreth 110 pacientë të regjistruar që vuajnë nga talasemia dhe anemitë e lindura të gjakut. Një 31 vjeçare tregon se aktualisht ka arritur të gjej sasinë e gjakut që i nevojitet por për fat të keq dhuruesit sipas saj po vijnë duke rënë në numër për shkaqe të ndryshme.
Ndonëse shënohet një ulje e numrit të pacientëve që lidhet kryesisht me emigrimin e popullsisë, mjekja hematologe, Arjana Zeka, thotë se nevojat përsëri nuk arrijnë të mbulohen.
Pacientët për shkak të rezervave të pakta që mezi mblidhen kanë një tregues të hemoglobinës shumë të ulët në trup.
Dhurimet vullnetare për fat të keq ende shihen me frikë sidomos nga të rinjtë.
Në bankën e gjakut në Lushnje, vijnë pacientë nga Fieri, Berati, Vlora, Elbasani, Saranda etj. Për momentin, sigurimi i gjakut arrihet vetëm nëpërmjet fushatave sensibilizuese që organizohen nga mjekët nëpër institucionet shtetërore dhe Kryqi i Kuq.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh/