Një operacion i vështirë i heqjes totale të veshkës është realizuar me sukses nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Memorial të Fierit, tek një pacient 74-vjeçar.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook momente të punës së ekipit mjekësor, ndërsa i shpreh mirënjohjen mjekëve kirurgë si dhe personelit që asistuan.
“Falë bashkëpunimit të shërbimit ambulator, të shërbimit të imazherisë së avancuar dhe të shërbimit të urologjisë u realizua në kohë diagnostikimi i rastit dhe realizimi i ndërhyrjes komplekse”, shkroi Rama.