Kjo dietë kombinohet me brokoli, kungull të njomë, marule, karrota dhe spinaq. Glikogjeni ndihmon për të reduktuar ndjenjën e lodhjes, që mund të ndiej në një moment. Disa truke të tjera, të shpjeguara nga Anna, gruaja e tij: “Ne konsumojmë karbohidrate dhe proteina veçmas. Gjithashtu, përdorim vetëm ushqime të mira dhe pa laktozë”.
Po çfarë nuk mund të hajë sulmuesi polak? Ushqimet e skuqura. Ato eliminohen plotësisht nga dieta e tij, ashtu si ushqimi i shpejtë, aq i popullarizuar nga pjesa tjetër e ‘të vdekshmëve’. “Përbërësit e cilësisë më të lartë nga burimi më i mirë, prodhimet vendase, frutat dhe perimet e stinës, kjo është ajo ku bazohet dieta ime e përditshme.
Unë kam shmangur sheqerin e bardhë, qumështin e papërpunuar dhe grurin”, – thotë Anna Lewandowska, e cila ishte gjithashtu një atlete olimpike. Ajo është diplomuar në Akademinë e Edukimit Fizik dhe ka formim si nutricioniste. Ajo ka biznesin e saj si eksperte ushqimore që është.
Duket se ndryshimi fizik i Lewandowskit është i dukshëm. Një nga trajnerët e rinisë së tij sheh që këmbët e sulmuesit polak janë shumë më të forta tani. Është pikërisht një nga cilësitë më të mira të Lewandowskit.