Ballina Vendi Gjimnazistët e bashkisë së Fierit festojnë së bashku ndërrimin e viteve: Balla...

Gjimnazistët e bashkisë së Fierit festojnë së bashku ndërrimin e viteve: Balla dhe Subashi: Suksesi, urimet, atmosfera e jashtëzakonshme, janë tradita që ndërtuam së bashku.

3

Atmosfera festive e ndërrimit të vitit në qytetin e Fierit nuk ndihet vetëm në sheshet e rrugët e zbukuruara me këtë rast, por edhe në ceremonitë e gëzimit që janë duke u organizuar për nxënësit e arsimit të mesëm në bashkinë e Fierit.

Së fundi mes një atmosfere të gëzueshme është festuar me gjimnazistët më të mirë të Fierit në një event dedikuar vetëm për ta. Përfaqësuesi politik i qarkut të Fierit, deputeti socialist Taulant Balla është bërë pjesë e këtij gëzimi duke shprehu hapur entuziazmin e tij për këtë brez të ri, që po rritet dhe edukohet në bashkinë e Fierit.

Nuk është hera e parë që bashkia e Fierit dhe kryebashkiaku i saj Armando Subashi të jenë pjesë e këtyre gëzimeve festive, por në politikat e saj si institucion vendor gjithmonë e kanë pasur në qendër të vëmendjes edukimin dhe tërheqjen e të rinjve në aktivitete me karakter lokal ku dhe ata kanë gjetur veten për të shfaqur talentin e tyre.

Bashkia e Fierit është shquar gjithmonë për gjimnazistë të fortë në drejtime të ndryshme të edukimit duke korrur dhe suksese kombëtarë dhe ndërkombëtare në olimpiadat e ndryshme. Ishte domethënëse fakti që kryebashkiaku i Fierit ka shprehur krenarinë për arritjet e tyre pasi kjo moshë vitale mbart brenda vetes vlerat më të bukura të një kombi./Tv Kombi/