Ballina Lifestyle & Showbiz Lumë duartrokitjesh, Elsa Lila rikthehet pas 25 vitesh në Festivalin e RTSH...

Lumë duartrokitjesh, Elsa Lila rikthehet pas 25 vitesh në Festivalin e RTSH me një këngë për të bijën

2

Këngëtarja e njohur Elsa Lila është rikthyer si konkurrente në Festivalin e Këngës në RTSH, prej nga ku u bë e njohur, pas plot 25 vitesh. Këngëtarja e njohur ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur para performancës, por siç konfirmoi moderatorja Arbana Osmani, kënga “Evita” me të cilën ajo merr pjesë në festival, i dedikohet së bijës që mban këtë emër. 

Këngëtarja është edhe autore e tekstit prekës ku shpreh pritjen e gëzimin për lindjen e së bijës. Ajo zgjodhi për këtë performancë dirigjentin italian Enrico Melozzi, që  vjen nga Sanremo.

Publiku i Festivalit të Këngës e mirëpriti këngën e saj dhe e shpërbleu me druartokitje, që zgjatën për rreth 2-3 minuta.