Pavarësisht kundërshtive të forta nga sindikatat, senati, dhoma e lartë e parlamentit francez, votoi në orët e para të kësaj të enjteje për rritjen e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjec.
Organi legjislativ i dominuar nga konservatorët votoi në favor të një neni për rritjen me dy vite të moshës së daljes në pension.
Mazhoranca në senat po përpiqet të finalizojë legjislacionin brenda afatit të parashikuar nga ligji, që në këta rast është mesnata e së dielës.
Politikanët liberal kanë reaguar me zemërim ndaj votimit. “Emri juaj do të kujtohet gjithmonë për një reformë që e kthen kohën pas me dyzetëvite” i tha socialistja Monique Lubin ministrit të punës Olivier Dussopt.
Sindikatat ndërkohë janë zotuar të rrisin presionin ndaj qeverisë për kthimin e legjislacionit duke organizuar protesta dhe greva.
Të mërkurën, u ndërprenë dërgesat e karburanteve, shërbimet e trenave dhe fluturimet.
Edhe portet kryesore detare u bllokuan pasi punëtorët e tyre iu bashkuan grevave përmes të cilatve synohet të bindet presidenti Macron për të ndryshuar qëndrim.
Ndryshimin e moshës së daljes në pension, Macroni e ka vendosur në qendër të axhendës së tij politike. Qeveria e tij argumenton se rritja e kësaj moshe dhe ashpërsimin e kërkesave për përfitimin e një pensioni të plotë janë thelbësore për të penguar që sistemi të zhytet në deficit.
Ndërkohë vendet europiane që janë në kufi me Francën e kanë rritur moshën e daljes në pension në 65 vjec e sipër.
/ rtsh /