Personat në foto janë Gramoz dhe Vladimir Kurtaj, viktimat e vrasjes së dyfishtë në Kurjan të Roskovecit.
Top Channel mëson se xhaxha dhe nip u vranë në lokalin e tyre, që ndodhej në qendër të fshatit. Autori është identifikuar si Altin Kuka, 49 vjeç, i cili dyshohet se ndërmori aktin e rëndë pas një sherri që kishte ndodhur më herët mes djalit të tij dhe viktimave. Ai u vetëdorëzua në polici dhe po merret në pyetje.
Ndërkohë, policia po mbledh prova nga vendngjarja dhe dëshmi nga familjarë dhe banorë të fshatit.
Top Channel