Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme (10 shtator) në Roskovec. Dy persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Kurjan.
Sipas burimeve të para autori i ngjarjes është vetëdorëzuar në polici, ku po pyetet lidhur me shkaqet e ngjarjes.
Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet.