Ballina Lajme E rëndë, rrëzohet avioni i Forcave Ajrore greke, humb jetën piloti

E rëndë, rrëzohet avioni i Forcave Ajrore greke, humb jetën piloti

32

Në orët e para të mëngjesit, një avion i vogël stërvitor i Forcave Ajrore, është rrëzuar  në zonën e Kalamatës në Greqi.

Sipas të dhënave paraprake, avioni T-2 Buckeye, për motive ende të paqarta është rrëzuar rreth 500 metra larg aeroportit nga ku u ngrit.

Avioni humbi kontrollin, ndërsa po i afrohej aeroportit, pranë gardhit rrethues.

Sipas njoftimit zyrtar të Forcave Ajrore greke, avioni u rrëzua në orën 11:28 dhe piloti 40-vjeçar Epaminondas Kosteas ka humbur jetën.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e rrëzimit të tij dhe specialistët ndodhen në vendngjarje.

Forcat Ajrore të Greqisë, kanë blerë 40 avionë të tillë në vitin 1976, të cilët ishin edhe avionët e parë stërvitor të Forcave Ajrore Greke.