Ballina Lajme Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimin e avokatëve për Hartën e re Gjyqësore

Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimin e avokatëve për Hartën e re Gjyqësore

4

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke lënë në fuqi Hartën e re gjyqësore.

Harta e re gjyqësore u miratua më 21 korrik të vitit të shkuar, ku veç shkrirjes së disa gjykatave në rrethe, parashikon edhe shkrirjen e 5 prej gjykatave të Apelit, në vend duke lënë vetëm një të tillë në Tiranë.

 

Po ashtu, ajo parashikon shkrirjen e 4 Gjykatave Administrative, duke krijuar vetëm 2 të tilla; një në Tiranë për Veriun e vendit dhe një në Lushnje për Jugun.