Ballina Lajme Gjykata e Lartë ktheu në Apel për rishqyrtim çështjen e vulës së...

Gjykata e Lartë ktheu në Apel për rishqyrtim çështjen e vulës së PD, reagon avokati i Berishës

10

Ditën e sotme, Gjykata e Lartë, mori vendimin për kthimin edhe një herë në Apel për rishqyrtim të çështjes së vulës dhe logos së PD.

Por, lidhur me këtë vendim, ka reaguar avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.

 

Gjokutaj shprehet se vendimi i sotëm, është në shkelje flagrante të ligjit.

Ligjërisht, sipas tij, Gjylata e Lartë, duhej të kishte prishur vendimin e Gjykatës së Apelit për moslegjitimim të ankuesit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë!

Vendimi i Gjykates se Larte ne lidhje me Statutin e Rithemelimit te Partise Demokratike sot eshte nje shkelje flagrante e ligjit dhe qe ndjek qellime te pastra politike kunder vullnetit te anetaresise se saj!

Prishja e vendimit te Gjykates se Apelit dhe kthimi i çeshtjes po ne Apel legjitimon skandalin me te madh procedurial njohjen e si subjekt ankimues te Basha & Alibeaj nderkohe qe ata nuk kane qene pale ne gjykimin ne shkalle te pare!

Ligjerisht GjL duhej te kishte prishur vendimin e Gjykates se Apelit per moslegjitimim te ankuesit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane!

Drejtesia shqiptare ka rene! Ajo sot eshte kthyer ne Agjensi Sherbimi prane Qeverise dhe mercenareve te saj!”, shprehet ai.