Ballina Vendi Drizar Mallakastër, fshati me natyrën magjepsese, që vlen të eksplorohet!?

Drizar Mallakastër, fshati me natyrën magjepsese, që vlen të eksplorohet!?

4

Keni qenë ndonjeher ne fshtin Drizar? 𝗗𝗿𝗶𝘇𝗮𝗿𝗶 është një nga fshatrat më të bukur të Mallakastrës. Është i vendosur në majën e një kodre, rreth 400 metër mbi nivelin e detit dhe është i shtrirë në një sipërfaqe të madhe territoriale. Udhëtimi përgjatë kodrave, për të shkuar drejt Drizarit të jep mundësinë të shohësh bukuritë e fshatrave rreth e rrotull. Fshati është i vendosur si “ishull” mes një gjelbërimi shokues. Lartësia të jep mundësinë të shohësh qindra kartolina të natyrës, luginën e lumit Vjosa, fshatin Drizar dhe fshatrat e tjerë aty pranë.Ka një pamje spektakolare mbi luginën e Vjosës dhe mund të shohësh edhe fshatin me pasuri të shumta ujore, Poçemin. Po për Rrapin e Drizarit, keni dëgjuar?Ai është një rrap mbi 400-vjeçar, me lartësi mbi 20 metër, diametër të trungut rreth 2.4 metër dhe i shpallur monument natyre.

Sipas gojëdhënave, disa ustallarë që punonin në Drizar të Mallakastrës, pasi mbaronin punën, ktheheshin në shtëpitë e tyre. Por më parë e kishin zakon që të ktheheshin tek burimi i Drizarit. Një ditë, njëri prej tyre sjellë një degë rrapi dhe e mbjellë aty, tek burimi, duke uruar: Mos u thafsh kurrë, o ujë! Që atë ditë, tek ky vend, nuk thahet as burimi i ujit dhe as rrapi shekullor, i cili quhet Rrapi i Vodicës, ose Rrapi i Ujit. Vizita tek ky rrap shekullor është një ndalesë e bukur, jo vetëm për madhështinë dhe bukurinë e tij, por edhe për ujin e ftohtë dhe gatimet e mrekullueshme tradicionale të zonës. Në Drizar ndodhet edhe një shtëpi e vjetër por e braktisur, dini ndonjë gjë rreth saj? Të vizitosh Drizarin do të thotë se ke zhvilluar një nga udhëtimet më të bukura dhe eksploruese në natyrën e Mallakastrës. Në udhëtime mëson histori për vendasit e shquar, që për fat të keq koha i ka harruar. Në Drizarin e bukur është një ndërtesë në formë kulle dy katëshe, sot e rrënuar por me një arkitekturë mbreslënëse. Banorët thonë se kjo ndërtesë i përket një njeriu, dikur të pasur dhe me influencë në këtë fshat. Kjo ndërtesë është e braktisur edhe nga pasardhësit e tij.