Ballina Vendi Dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme dhe vreshtari, në pronësi të...

Dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme dhe vreshtari, në pronësi të shtetasve të tjerë, procedohen penalisht 2 persona.

1

Iu vunë zjarrin tokave të tyre, për pasojë u dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme dhe vreshtari, në pronësi të shtetasve të tjerë, procedohen penalisht 2 shtetas.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. B., banues në Vajkan, pasi ditën e djeshme ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur pemë ulliri edhe sipërfaqe toke në pyllin e fshatit Vajkan. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Dh. C., pasi në fshatin Gorre, Lushnjë, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur pemë ulliri dhe vreshtari, në pronësi të shtetasit P. P. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore. —